100 lëkundje tërmeti në 24 orë, sizmiologët: S’është e pazakontë për Shqipërinë
Në 24 orë, Shqipëria është lëkundur 100 herë nga termetet. Kjo lëkundje toke ka patur si epiqëndër zonat Durrës-Tiranë dhe forca e lëkundjeve mëngjesin e së martës nuk ka qenë më shumë se 3.6 të shkallës Rihter. Sizmologu në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Aktivitetit Sizmik, Edmond Dushi, jep detaje për situatën.Gjatë së hënës dhe të martës qytetarët përjetuan panik, pasi tërmetet në këtë fillim jave kanë patur një magnitude prej 4.5 te Shkalles Rihter.Ai më i fuqishmi ka qënë tërmeti i së hënës në orën 07:00. Situata e fundit që kemi përjetuar me panik ka qenë viti 2009, ku tërmeti me epiqendër në Dibër shënoi jo vetëm panic, por dhe dëme materiale.Por a jonë normale për Shqipërinë këto lëkudje të shpeshta?Sizmologu thotë se ndodhin për arsye tektonike dhe kurrsesi nga ndryshimet klimatike. Zonat më me risk nga lëkundje të tilla të forta, kjo edhe nga përvoja e viteve të kaluara është Tirana, Durrësi, vija bregdetare e Jonit, Elbasani dhe Dibra.Për fat të mirë, këto lëkudje edhe pse kaq të shpeshta me magnitudë të lartë nuk kanë shkaktuar dëme materiale.