Turizmi në Shkodër, Gjermeni: Do shemben të gjitha ndërtimet pa leje

Prishja e ndertimeve pa leje do te vijoje ne te gjithe vijen bregdetare, per ti hapur rruge zhvillimit te planifikuar te territorit. Keshtu ka deklaruar nga Shkodra, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, e cila ka qene e pranishme ne nje takim me aktoret lokale per zhvillimin e turizmit ne këte qark.Duke pranuar se konkurimi ne rajon eshte nje sfide e madhe, Gjermeni theksoi se per turizmin ka patur nje vemendje teper te ulet si nga shteti, ashtu edhe nga pushteti vendor. Ligji i ri sipas saj, synon ti pershtatet nevojave te turizmit ne vend dhe pershtatjes me standartet europiane.Gjate diskutimeve nga te pranishmit, kryesisht drejtuesit vendore, u kerkua te njoheshin me afatet e masterplanit kombetar te zonave turistike, madje nje pjese e tyre kerkuan qe per te mos demtuar me tej turizmin, te ndalen prishjet e ndertimeve pa leje dhe te hartohet nje aksion me i koordinuar.Te tilla takime po zhvillohen ne te gjithe vendin, duke marre propozimet e drejtuesve vendore dhe grupeve te interesit, per ti perfshire ne ndryshimet qe do te behen ne ligj.