Lazimi merr pjesë në konferencën në Lisbonë, takohet me Princeshën e Hollandës

Zv.ministri i Integrimit Evropian, Majlind Lazimi, zhvilloi një vizitë pune në Lisbonë të Portugalisë , në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare mbi “Edukimin Social në Kontekstin Evropian”, ku ishte ishte i ftuar si panelist në sesionin mbyllës të konferencës.Gjatë punimeve të Konferencës, Lazimi, zhvilloi një takim të veçantë me Princeshen Laurentien të Hollandës.Princesha ishte e ftuar speciale si penaliste dhe si Përfaqësuesja Speciale e UNESCOS për çështjet e zhvillimit human. Gjatë takimit, zv. Ministri bëri një ekspoze të përgjithshme mbi zhvillimet me të fundit politike, ekonomike, sociale dhe kulturore në Shqipëri.Gjithashtu, ai i prezantoi Princeshës Laurentien përpjekjet e qeverise shqiptare për të avancuar shpejt me reformat strukturore që promovojnë edukimin cilësor, zhvillimin human dhe kohezionin social.Në mënyrë të veçantë u diskutua për çështjet e trashëgimisë kulturore, vlerat dhe aspiratat evropiane të qytetareve shqiptarë ne kontekstin e procesit te integrimit Evropian.Në fund te takimit, Princesha Laurentien shprehu dëshirën e saj për një vizite në Shqipëri në një të ardhme të afërme.Konferenca u organizua nën kujdesin e Institutit Luso-Ilir për Zhvillimin Njerëzor, me qendër në Portugali dhe me mbështetjen e Projektit DAVIDE të Komisionit Evropian.Aktivitetit kishte në fokus trajtimin e sfidave të edukimit social në kontekstin Evropian, çështje e cila u diskutua në panele te ndryshme nga personalitete dhe ekspertë nga 20 vende të ndryshme nga Evropa.