Kinematografia në krizë, kineastët: Duhen fonde, vetëm 2 filma në vit prodhohen
Kineastët janë shprehur të revoltuar për mungesën e financimeve nga qeveria dhe me ligje si ai i sponsorizimeve që janë të vjetëruara. Vetëm 2 filma të rinj janë prodhuar në një vit, numri më i vogël krahasuar me Kosovën dhe vende të tjera të rajonit.Drejtori i Qëndrës Kombetare të Kinamatografisë, Artan Minarolli, tha se për vite më rradhë ka kërkuar buxhet dhe fond shtesë për të mbyllur edhe defiçitet për filmat e papërfunduar.Ndërsa Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u tha kineastëve që të mos mbështeten vetëm në buxhetin e qeverisë.
Producentët dhe regjisorët thanë se të rinjtë ndihen të pamotivuar edhe pse mund të jenë profesionistë, pasi nuk kanë mbeshtetje dhe nuk ka kush ti sponsorizojë. Ata i kërkuan Ministres hartimin e një stategjie për kinematografinë.
Ministrja Kumbaro dhe se në buxhetin e shtetit ka një rritje të lehtë për kinamtografinë, por duhet mirëmenaxhim edhe kur flitet për alokim të fondeve të pakta. Tryeza të tilla me grupet e interesit do të vazhdojnë në ditët e ardhshme.