Veliaj thirrje sipërmarrësve të huaj të respektojnë kuotat në favor të punësimit vendas
Punësimi i 700 punonjësve për ndërtimin e HEC në Qafë Mollë të Mirditës duket se ka lënë të kënaqur Ministrin e Punës, Erion Veliaj.Gjatë një inspektimi që ai bëri u njoh më nga afër me kushtet, ecurinë e dertanishme, por mori edhe premtimin që e gjithë kjo vepër publike do të përfundojë 6 muaj para afatit kohor.Ministri i Punës tha se sipërmarrjet e huaja duhet të punësojnë më shumë shtetas shqiptar, teksa vlerësoi punën që firma turke po bën. Sipas Veliajt shteti shqiptar do të japë ndihmën e tij për çdo sipërmarrje të huaj, sikundër çdo firmë do të monitorohet nga shteti.Veliaj vlerësoi edhe taksën progesive, që sipas sij i jep çdo punonjësi më shumë para.Nga ana tjetër sipërmarrësit turq pasi vlerësuan vizittën e Veliajt, folën edhe për disa incidente në kantierin e ndërtimit, ku në njërin krah banorë të zonës pretendojnë pronësinë dhe kanë penguar firmën që të vijojë punën normalisht.