Apeli lë duarbosh Prokurorinë, zyrtarët e akuzuar për korrupsion të gjithë të lirë

Gjatë dy muajve të fundit, prokuroria ka kërkuar në gjykatë arrestimin e 87 personave, për të cilët ka ngritur akuzat e shpërdorimit te detyres dhe korrupsionit.Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, si kryetari i Bashkisë së Kamzës, gjyqtari dhe prokurori i Pukës, si dhe punonjës policie të niveleve të ndryshme.Por, megjithëse gjykatat e shkalleve të para kanë pranuar kërkesat e organit të akuzës, shumë prej të arrestuarve, sidomos zyrtarët e lartë nuk kanë qëndruar gjatë prapa hekurave.Kanë qenë gjykatat e Apelit, ato që kane prishur masat për shumë prej tyre, duke i lënë në arrest shtëpie apo detyrim paraqitjeje, megjithëse prokuroria ka kërkuar qëndrimin e tyre prapa hekurave.Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije, se për të gjitha rastet kur argumetet e gjykatës sipas akuzës nuk qëndrojnë, do të kërkohet rekurs në gjykatën e lartë.Zyrtarisht njoftohet se janë në pritje zbardhjet e vendimeve për ish-prokurorin e Pukës Pëllumb Premçi, ish-kryetarin e gjykatës së Pukës, Shtejfen Lleshi si dhe për kryetarin e bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.Vendimi për ta është marrë nga gjyqtarja, Zegjine Sollaku, që i ka kaluar nga arrest me burg në arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje.Ndërkohë që gjykata e Lartë duhet t'i shqyrtojë këto rekurse brenda 15 ditëve nga depozitimi i kërkesave. Të njëjtin qëndrim prokuroria do të mbajë edhe për vendimin e djeshëm që dha gjykata e Apelit në Korçë, e cila ndryshoi masën për ish-drejtorin e Kufirit, Ylber Zyberi.Gjithashtu, mësohet se brenda muajit janar, për këto dosje do të përfundojnë hetimet dhe do të dërgohen për gjykim. Pavarësisht se gjithë këta përsona tashmë janë jashtë ambjenteve të burgut, hetimet nga organi i akuzës për ta vazhdojnë.