Tiranë, e përplas automjeti, plagoset drejtuesi i motorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2014, 22:29
Një person ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor të regjistruar në kryeqytet.Ngjarja u shënua rreth orës 21:50 të mbrëmjes së sotme, ku automjeti tip “Benz” me targë AA186HR ka përplasur motorin e drejtuar nga Petrit Shehaj 52 vjeç dhe për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur.Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje po heton lidhur me shkaqet e aksidentit.