Tahiri akuzon gjyqësorin: Segmente të korruptuara lirojnë zyrtarët

Lirimi i zyrtarëve nga gjykata për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është pasojë e korrupsionit në këtë sistem. Megjithatë sipas Ministrit segmente të caktuara të gjyqësorit nuk mund të pengojnë punën e policisë së shtetit. Deklarata u bë nga Gjirokastra, ku Ministri mori pjesë në analizën e punës së policisë në këtë qark.“Jam këtu për të inkurajuar Policinë e Shtetit që të vazhdojë të bëjë detyrën në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe mbi të gjitha për të garantuar qytetarët që jemi të vendosur për të shembur murin e pandëshkueshmërisë dhe në rastin e zyrtarëve të lartë. Është e kuptueshme që duhet të jemi të gjithë të bashkërenduar dhe në të njëjtën gjatësi vale lidhur me luftën kundër korrupsionit, këtu përfshirë edhe sistemin gjyqësor.n Siç besoj jemi të vendosur që të mos lejojmë që segmente të caktuara të gjyqësorit, luftën e suksesshme të Policisë dhe të Shtetit në tërësi kundër korrupsionit, t’a pështyjnë mbrapsht dhe rikthejnë në shoqëri me spërkatje korruptive.Unë besoj se këto janë raste sporadike dhe kam shumë shpresë që pandëshkueshmëria nuk do të jetë më në Shqipëri dhe kam shumë besim që ato segmente të caktuara të gjyqësorit që nuk e bëjnë si duhet detyrën që duhet të bëjnë nuk do cënojnë dot luftën tonë kundër krimit të organizuar dhe dhe korrupsionit dhe çmontimit të kulturës së pandëshkueshmërisë”tha Tahiri.E ndërsa ndodhej në Gjirokaster, Lazarati nuk mund të ishte jashtë vëmendjes. Por edhe nga Ministri i Brendshëm është mbajtur thuajse e njëjta deklaratë si ajo e Drejtorit të Përgjithshëm te Policisë së Shtetit pak kohë me pare, se Lazarati nuk është i paprekshëm dhe se do të ndërhyhet së shpejti, pa u dhënë asnjë afat kohor.“Unë përpiqem të besoj se bëjmë një gabim kolektiv kur Lazaratin e konsiderojmë një fenomen të paprekshëm në bllok, madje unë besoj se edhe ata që na dëgjojnë sot në Lazarat e ndjejnë presionin e të damkosurit si fshat, si fenomen kriminal. Ata, që në Lazarat dhe nëpërmjet tij kryejnë veprimtari kriminale, do marrin atë që meritojnë në kohë rekord. Policia e Shtetit, dhe unë jam fare i vendosur për këtë. Qeveria është e vendosur për këtë, pasi nuk njeh asnjë zonë ku nuk ushtrohet autoriteti i shtetit dhe autoriteti policor. Kjo është e sigurt. Di t’ju them që nuk bëjmë mirë t’a konsiderojmë vetëm çështje policore, mbjelljen e narkotikëve, jo vetëm në Lazarat. Është një çështje shumë më shumë sesa kaq dhe ndërhyrja në zonën e Lazaratit dhe përreth duhet të jetë shumë më shumë sesa policore” theksoi Ministri.Akuzat për gjoba abuzive, Ministri i ka argumentuar si deklarata qe vijne nga njerez qe deri dje ishin te paprekshem e sot nuk mund ta pranojne realitetin.“Çështja e gjobave është dukshëm fryrë në mënyrë fiktive nga besoj po të njëjtët njerëz që deri dje nuk e respektonin autoritetin e punonjësit të Policisë dhe madje ishin të paprekshëm. Mjafton t’ju them që çështja e gjobave nuk duhet parë si e shkëputur nga e gjithë puna që po bën Policia e Shtetit dhe masat që janë marrë për të garatuar sigurinë rrugore. Shifrat flasin vetë. Në qarkun e Gjirokastrës pikërisht për shkak të këtyre masave, aksidentet me pasoja në shëndetin dhe jetën e njeriut janë zero. Pra çështja e gjoba, e konceptuar si e tillë është reduktive në raport me masat që merr Policia e Shtetit për të garantuar jetën, shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë rrugore. Mbetem indiferent ndaj akuzave për këtë çështje nga po ata njerëz që konsideroheshin të paprekshëm dhe nuk guxonte njeri t’ju vinte gjobë në rrugë” deklaroi Ministri i Brendshëm Tahiri.