Giffoni Film Festival, edicioni i 10-të starton në korrik
Nje takim mjaft interesant per zhvillimin e artit dhe kultures ne vendin tone u organizua, me rastin e Giffoni Film Festival dhe nderkombetarizimit gjithmone e me te madh te ketij eventi.Kete vit Giffoni ka menduar qe te perfshije Shqiperine dhe te rinjte shqiptare me kreativitetin e tyre duke ia lene në dorë drejtimin ketu tek ne, Niko Ajazit.
Drejtori dhe themeluesi i Giffoni Film Festival, Klaudio Gupitozi, u shpreh se Shqiperia do te jete perveçse pjese e ketij festivali edhe pika referuese e te gjitha vendeve te Ballkanit qe do te marrin pjese.Klaudio Gupitozi u shpreh gjithashtu se do te takoje ne vazhdim te qendrimit te tij ne Shqiperi Ministren e Kultures Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakun Basha per te diskutuar rreth bashkepunimit mes Shqiperise dhe Italise.Ai ka vendosur dy data, nje per te shetitur disa nga qytetet me te medha te vendit tone dhe nje per Tiranen, ku do te mbledhe material nga talentet e reja te kinematografise gjate muajit mars.Giffoni Film Festival starton ne korrik dhe Shqiperia eshte nje pjese perberese kryesore e ketij projekti prej 20.000 eurosh.