Zjarr në një banesë në kryeqytet, nuk ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2014, 16:13
Një zjarr i fuqishëm pa përfshirë mesditën e sotme një banesë në kryeqytet. Sipas informacioneve, zjarri ka përshirë një banesë në rrugën "Jordan Misja", ndërsa fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat bënë të mundur lokalizimin e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.