Tentuan të fusnin drogë në burgun e Shënkollit, në pranga dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2014, 22:16
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës ndërsa tentuan të fusnin lëndë narkotike në burgun e Shënkollit.Sipas policisë Gjevalin Gjergji dhe Françesk Ndoci, u ndaluan pasi kanë tentuar të fusin 29,6 gramë lëndë narkotike kannabis sativa në ambientet e burgut.Ndërkaq materialet lidhur me shtetasit e mësipërm iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.