Greqia në alarm për 2 anijet e ngarkuara me armët kimike siriane

Greqia është vënë në alarm pas zërave se në ujërat grek kanë kaluar dy anijet e ngarkuara me arsenalin kimik të Sirisë.Mediat e shtetit Helen shkruajnë se ka ardhur koha që armët kimike të preidentit sirian Bashar Al Assad  të shkatërrohen në detin Mesdhe.  Video dhe foto po qarkullojne në mediat greke e ndërsa ministria e jashtme dje ka publikuar një njoftim ku ambasada amerikane në Athinë ka kërkuar nga qeveria greke të ndihmojë në procesin e shkatërrimit të arsenalit kimik sirian.Nga Athina zyrtare kërkohet një port, që flitet se mund të jetë ai I Kretës për të ndihmuar në transportimin e armëve kimike drejt Italisë më pas.Ndërkohë edhe në Italinë fqinje ka spekulime se cili do të jetë porti që do të përdoret për transferimin e armëve kimike siriane në anijen amerikane që do i shkatërrojë në ujëra ndërkombëtare, ndërsa flitet se  njoftimi zyrtar do të bëhet të enjten më 16 janar.Sipas planit për shkatërrimin e armëve kimike siriane anijet daneze dhe norvegjeze do të sjellin armët kimike në Itali ku do të bëhet dhe ngarkimi i saj në anijen amerikane  cape ray. Më pas ngarkesat do të transportohen në ujerat mes Greqisë dhe Italisë, ku do të shkatërrohen, por nuk është bërë e ditur se ku është vendi i përcaktuar.