Kodheli vizitë zyrtare në Greqi, takohet me Samaras: Na keni në krah për ndihmë

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndodhet në një vizitë zyrtare dy ditore në Athinë, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Dimitris Avramopulos.Në nisje të kësaj vizite, ministrja Kodheli është pritur në një takim të veçantë nga kryeministri i Republikës së Greqisë, Antonis Samaras. Samaras i uroi mirëseardhjen znj. Kodheli dhe e uroi për detyrën e saj, si ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë."Të jesh ministre Mbrojtje femër do të thotë shumë dhe ky është një mësazh shumë i fortë", u shpreh Kryeministri grek.Në vijim të bisedës, kreu i qeverisë helene tha se, Shqipëria po kalon një tranzicon pushteti, por po strukturohet fuqishëm dhe ne na keni në krah që t'ju ndihmojmë, veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes."Ne dëshirojmë që të rishikojmë dhe të forcojmë më tej të gjitha marrëveshjet mes nesh", iu drejtua z. Samaras Ministres shqiptare të Mbrojtjes.Sipas kryeministrit Samaras, gjërat kanë ndryshuar në favorin tonë të përbashkët. Ne kaluam një periudhë të vështirë, por tashmë po rimkëmbim ekonominë dhe jemi të sigurtë në një të ardhme më të mirë.Nga ana e saj, Kodheli e falenderoi kryeministrin Samaras për pritjen e veçantë dhe tejet të ngrohtë dhe i transmetoi përshëndejet e kryeministrit Rama dhe të popullit shqiptar. Ministrja e njohu Samaras me reformat e ndërmarra në institucionin që ajo drejton, duke u ndalur te lufta kundër korrupsionit, reformën në Forcat e Armatosura etj.Kodheli e uroi z. Samaras edhe për presidencën e BE-së dhe u shpreh se "Shqiperia shpreson të marrë statusin e vendit kandidat në 6-mujorin e parë të 2014. Në këtë pikë ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj", - nënvizoi ajo.Kryeministri Samaras dha mbështetje të plotë për Shqiperinë në aspiratën e saj europiane. Ai u shpreh i bindur se nën drejtimin e kryeministrit Rama, të cilin e cilësoi mik dhe një njeri solid, Shqipërinë e pret një perspektivë e qartë europiane.Në vijim të vizitës së saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli vendosi një kurorë në monumentin e Ushtarit të Panjohur në sheshin “Sindagma” në Athinë.