Ronaldo rrëmben 'Topin e Artë' 2013
Portugezi Cristiano Ronaldo është shpallur për të dytën herë në karrierën e tij fitues i Topit të Artë.
Cristiano Ronaldo ka kaluar një vit fantastik 2013. Ai përfundoi sezonin e kaluar si i dyti shënues më i mirë në La Liga me 34 gola, edhe pse Real Madridi nuk arriti të fitojë ndonjë titull vitin e kaluar. Por, portugezi ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit 2013/14, për të cilën ka fituar duartrokitjet.


FIFA ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë për vitin 2013-të,në të cilin gjenden katër futbollistë të Barcelonës, tre të Bajernit, tre të Realit dhe dy të Paris SG.Rreshtimi më i mirë i vitit të lënë pas sheh Neuer në portë, Alves, Ramos, SIlva dhe Lahm në mbrojtje, Iniesta, Xavi, Ribery në mesfushë dhe Messi, Ibra e Ronaldo në sulm.
Pas shpalljes së fituesve, të 11 futbollistët u rreshtuan në mënyrë simbolike, për të pozuar si pjesë e një skuadre të vërtetë futbolli.
Trajneri me i mire eshte zgjedhur ish tekniku i Bayern, Hup Henkes, pas tij Jurgen Klop dhe i treti Ferguson.