Rekrutonte shqiptarët për luftën në Siri, bastiset OJQ turke

Në vitin 2013 një agjenci e lajmeve gjysmë-shtetërore e Iranit, agjencia“FARA” raportoi se organizata turke IHH po i dërgonte shqiptarët në luftë në Siri. Kjo organizatë kurrë nuk e komentoi këtë lajm.Por, sot Prokuroria e shtetit e Turqisë i ka bastisur zyrat e kësaj organizate në një aksion që është quajtur aksion kundër “Al Kaidas”.“Policia turke ka arrestuar 25 vetë në një bastisje në degën e Fondacionit Humanitare (IHH). Kjo ka ndodhur në provincën jugore të Kilis, si pjesë e një operacioni kundër “Al-Kaida’së”. Policët e anti-terrorit kanë kontrolluar zyrën kryesore të IHH dhe depo të saj. Bastisje është pjesë e operacioneve të njëkohshme kundër “Al-Kaida’së” në gjashtë provincat, duke përfshirë Stamboll, Van, Kilis, Adana, Gaziantep dhe Kayseri”, shkruan Hyrijet.