23 vjetori i PD-së në Lezhë, Basha: Duhet reflektim, bashkim dhe angazhim për tu rikthyer
Pasi harroi shume shpejt premtimet e saj, qeveria e majte ka harruar qytetaret, ndaj i duhen shkurtuar ditet.Kjo deklarate eshte bere ne Lezhe nga kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha, i cili ishte i pranishem ne festimet per 23 vjetorin e themelimit te PD-se ne kete qark.Duke iu referuar zhvillimeve te fundit ne vend, Basha ka shtuar se konturet e kesaj keqeverisje na kthejne 23 vite me pas, nje moment te cilin shqiptaret e flaken tej.Sipas shefit të demokratëve, Rama duhet tu kerkoje te falur shqiptareve qe u ktheu kurrizin pas genjeshtrave elektorale dhe shitblerjes se votes dhe per kete te dyten nuk do te kete asnjehere pajtim deri sa ato te jene demokratike dhe sipas standarteve qe kerkon Bashkimi Europian.Nga Lezha, Basha ka bere te ditur se bashkimi i çdo force qe nga themelimi e deri tek anetari me i ri i Partise Demokratike do te jete pjese e transformimit te kesaj force politike.Per te realizuar kete, sipas tij duhet bere nje analize per çdo gje qe eshte bere mire dhe duke kerkuar ndjese per ato qe jane bere keq, ne menyre qe shqiptaret te marrin ate qe meritojne.