Kryemadhi në Lezhë: Projekt pilot për zhvillimin e sektorit të peshkimit
Deputetja e LSI-së në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi, e shoqëruar edhe nga Zv. Ministri i Bujqësisë, Alban Zusi zhvilluan në portin e Shëngjinit një takim me peshkatarët e kësaj zone, ku diskutuan mbi një projekt pilot për zhvillimin e sektorit të peshkimit.Ky projekt, që është ende në fazën e diskutimit, konsiston në rregullimin e portit, krijimin e një tregu peshku si dhe përmirësimin e kushteve të punës për peshkatarët, ku këta të fundit të jenë vetë palë bashkëpunuese me shtetin.Kryemadhi foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes komunitetit të peshkatarëve dhe institucioneve shtetërore si edhe për shqetësimet kryesore që kjo kategori ka duke theksuar nevojën për të forcuar bashkëpunimin mes shoqatave të peshkatarëve dhe Ministrisë së Bujqësisë.“Dua të them që jemi në kuadrin e një projekti pilot për të vetme arsye sepse këtu ka munguar ky bashkëpunim, sepse mundësitë tona janë për ta kthyer këtë bashkëpunim”, tha ajo. Ajo që ka munguar është bashkëpunimi midis komuniteteve të biznesit dhe qeverisë shqiptare, gjë e cila duhet të kthehet në eficiencë. Kjo gjë të mos kthehet thjesht në një ndihmesë politike për individë të caktuar, të mos bëhet thjesht një tabelë politike subvencioni, që u jepet fermerëve, bujqve apo edhe peshkatarëve, por edhe në një subvencion të drejtpërdrejtë që do të ndihmojë peshkatarët.Edhe në programin tonë, por edhe në programin e qeverisë aktuale është një prioritet zhvillimi i bujqësisë, sidomos i peshkimit, blegtorisë, gjë e cila mund të bëjë një rritje të jashtëzakonshme të ekonomisë për atë që ofron vetë Shqipëria, duke qenë një vend mjaft i vogël dhe mjaft modest përsa i përket buxhetit të saj, por mund të themi se është një vend i mrekullueshëm për të ofruar ushqimet të mrekullueshme qofshin këto organike, bio, për të cilat ne e dimë shumë mirë se jo vetëm komuniteti evropian ka nevojë, por edhe komuniteti shqiptar”, u shpreh deputetja e LSI-së.Sipas saj, natyre është treguar bujare me Qarkun e Lezhës dhe Komunën e Shëngjinit, duke u ofruar një klimë të shkëlqyer dhe mundësi për të zhvilluar turizmin dhe peshkimin.“Këtu ka munguar organizimi i degëve të ndryshme apo edhe institucioneve shtetërore për të rakorduar dhe për t’u krijuar mundësi fermerëve, peshkatarëve apo bujqve për të krijuar bashkëpunime jo vetëm me vendet të Bashkimit Evropian, por edhe për të krijuar mundësitë e kthimit të vendit në një eficiencë shumë të madhe. Ajo çka ofron Qarku i Lezhës dhe akoma më shumë Komuna e Shëngjinit është turizmi dhe peshkimi. Po të shikojmë edhe sot në gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit ka fabrika të konsiderueshme, të cilat bëjnë përpunimin e peshkut, por lënda e parë e tyre vjen në shumicën e rasteve e importuar nga jashtë, kur këtë gjë ne mund t’ua ofrojmë me prodhimin vendas, duke kthyer peshkatarët tanë në punë. Kjo gjë krijon jo vetëm mundësinë e punësimit, por na jep edhe mundësinë e krijimit të një ekonomie stabël për peshkatarët dhe për të gjithë komunitetin e Shëngjinit”tha ajo.