PD: Rama keqadministron energjinë, shtoi humbjet, uli arkëtimet dhe solli errësirën
Partia Demokratike reagoi sot lidhur me mbledhjen e task- forcë nga qeveria për energjinë elektrike. Suzana Guxholli në një deklaratë për mediat, e cilësoi të dështuar takimin e Kryeministrit me administratorët, pasi sipas sajnë vend që t’iu kërkonte llogari për energjinë foli në erë për të shmangur përgjegjësinë nga vetja.Sipas PD per gjithçka po ndodh ne energjetike ka vetem nje pergjegjes qe eshte vete Kryeministri Rama. Guxholli tha se tashme Rama duhet te jape llogari per perkeqesimin e treguesve nga menaxheret e rinj qe ai vendosi ne kompanine e shperndarjes.Deklarata e ekspertes së ekonomisë pranë PD, Suzana Guxholli:Kryeministri pa patur njohuritë më minimale sot foli për problematikën e sektorit të energjisë.Por fatkeqësisht apo si gjithmonë ai hoqi përgjegjësitë nga vetja e tij dhe qeverisë e tij duke u munduar të shfajësohet për menaxhimin shumë të dobët shumë problematik dhe katastrofik që administratorët e tij po i bëjnë sistemit të energjisë sot. Rama dështoi të shpjegonte se përse humbjet e CEZ pas caktimit nga ana e tij të administratorit të ri, janë rritur në mënyrë katastrofike sikundër janë ulur në mënyrë shumë të ndjeshme arkëtimet.Rama dështoi të shpjegojë përse ndërprerjet e energjisë në këto dy muajt e fundit kanë qenë shumë të shpeshta dhe shumë të gjata dhe përse administratorët e tij, mashtrojnë popullin shqiptar duke thënë se ka defekte teknike kur secili e di mirë në këtë mot me diell defektet teknike janë shumë të rralla.Rama dështoi të tregojë se përse ai risolli të famshmen faturë aforfe përsëri në fuqi.Qytetarët e tij tani duhet të përballen me abuzimet e mëdha të faturistëve të CEZ-it, të përballen me vjedhjen e paprecedentë të energjisë dhe arka e shtetit të mbushet indirekt nga xhepat e zhvatur të shqiptarëve.Rama foli për detyrimet e pashlyera të institucioneve ndaj CEZ, por nuk u tregoi shqiptarëve se përse ai nuk I ka paguar këto detyrime kur për këtë qëllim ai po i merr borxh.Pra ai ka rritur borxhin , duke e kthyer në një borxh katastrofik që ka pasoja shkatërruese për ekonominë shqiptare.Rama në dalje e mëparshme, me kompetencë u premtoi shqiptarëve që vjedhjen e energjisë do ta bëjë vepër penale, por edhe pse ka 4 muaj si kryeministër i këtij vendi nuk e di që vjedhja është vepër penale që prej vitit 2008. Ka më shumë se 100 raste të shqyrtuara nga gjykatat shqiptare për këtë problem.Rama duhet ta dijë mirë e tua tregojë shqiptarëve që në shtator të vitit 2013 ai ka marrë në dorëzim një sistem energjetik me rezervën më të madhe të energjisë ën këto 20 vitet e fundit. Me numrin më të madh të kontratave të lidhura për investime në gjenerimin e energjisë. Kontrata këto në një numër të madh të anuluara pa asnjë shkak pa asnjë pretekst. Ai ka marrë në menaxhim një sistem energjik me një strukturë të re sipas modelit të tregut, e cila sigurisht që do përmirësime të mëtejshme por jo nëpërmjet një Task-Force alla Rama, por nëpërmjet institucioneve profesionale të profilizuara për këtë qëllim siç është ERE.Por Rama dhe këto gjëra nuk i di ende dhe akoma nuk është ulur t’i mësojë edhe pse ka marrë përsipër prej 4 muajsh të drejtojë ekonominë e vendit.Që Rama sot mori në analizë sistemin e energjisë bëri mirë, por në vend që t’i kërkojë llogari administratorëve të tij të vendosur muaj më parë për humbjet katastrofike në rrjet dhe për keq menaxhimin e sistemit të energjisë ai foli në erë si gjithmonë e nuk tha asgjë duke shmangur përgjegjësitë nga vetja si kryeministër i vendit.