Bien akuzat për korrupsion, gjykata liron ish-Drejtorin e kufirit Kapshticë,Ylber Zyberi

Bien akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre ndaj ish-kreut të policisë kufitare Korçë, Ylber Zyberi. Gjykata e shkallës së parë pranoi kërkesën e Zyberit për revokim të masës së arrestit ndaj tij, duke vendosur lirimin e ish-kryepolicit të kufirit në Kapshticë.Disa ditë më parë Gjykata e Apelit shpalli të pavlefshëm përgjimin e bërë ndaj Zyberit. Ndërkaq Prokuroria e Korçës kërkoi të mos ndryshohet masa e arrestit ndaj Ylber Zyberit, nën pretendimin se ka dyshime të arsyeshme për veprat penale nga kreu i policisë kufitare në Korçë.Ish-drejtori i Policisë së Kufirit në Korçë, Ylber Zyberi 41 vjeç, lindur dhe banues në Kukës,u arrestua në flagrancë në dhjetor të vitit që lamë pas nën dyshimin se ka konsumuar veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “kontrabandës me mallra të tjera”, dhe “shpërdorimit të detyrës” në bashkepunim”.Ylber Zyberi akuzohej se kishte favorizuar në vazhdimësi kalimin e mallrave kontrabandë jashtë pikës doganore, duke shmangur shërbimet e policisë kufitare në vendkalimet e mjeteve të ngarkuara me mallra kontrabandë. Zyberi dyshohet se shpesh herë ka bërë edhe shoqërimin e mjeteve të ngarkuara me mallra kontrabandë me qëllim mos kapjen e tyre nga strukturat e policisë.