Ishte dënuar për prostitucion në Itali, arrestohet në Tiraë 40-vjeçari

Shërbimet e Sektorit për Trafiqet dhe Narkotikët dhe Sektorit të Operacioneve speciale, kanë vënë në pranga një person të shpallur në kerkim ndërkombetar.Rigers Hysa 40 vjeç, lindur ne Burrel dhe banues në Tiranë, u ndalua nga policia pasi është shpallur në kerkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar datë 12.06.2013 për shtetasin Rigers Hysa, për kryerjen e veprës penale të "Shfrytezimit për prostitucion", parashikuar nga neni 416 i Kodit Penal Italian.Ky shtetas u kap në zonën e Tiranës së Re, brenda një banese. Në momentin e arrestimit i kërkuari ka tentuar të hidhet nga dritarja e banesës për t`ju shmangur arrestimit të policisë, por nuk ka mundur për shkak se zona ishte e kufizuar nga shërbimet e Policisë.Ndërkaq materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme organit te Prokurorisë.