Sot inaugurimi i komunave serbe në veri
Inaugurimi i komunave serbe në territorin e Kosovës është shtyrë pwr ditwn e sotme me kërkesë të Brukselit, pasi Bashkimi Evropian nuk arriti të bindë delegacionin serb që gjatë procesit të respektojë ligjet e Republikës së Kosovës.Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e cila kryeson me delegacionin kosovar, ka deklaruar se sërish është rikonfirmuar qëndrimi - si i Prishtinës ashtu dhe i Brukselit - se inaugurimet mund të konsiderohen legale vetëm nëse bëhen në pajtim të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës.“Bashkimi Evropian mbështetë mbajtjen e procesit konform ligjeve të Kosovës, sepse kjo del nga marrëveshja e Brukselit. Ndërsa, inaugurimi i komunave do shtyhet deri në momentin kur të arrihet marrëveshje rreth respektimit të ligjeve të Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.Momenti i fundit është sot në mesnatë kur kalojnë të gjitha afatet ligjore për përfundimin e procedurave që janë të lidhura me inaugurim të komunave.Bashkimi Evropian do vazhdojë të ushtrojë trysni deri në momentin e fundit, në tentim që të mos cenohet marrëveshja e prillit, e cila këtu u kualifikua si historike, andaj edhe bisedat dypalëshe në mes të zyrtarëve evropian dhe atyre serb do vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.