Betohen pa simbolet e Kosovës
Delegatët dhe kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Nikoliç kanë bërë betimin e tyre pa asnjë simbol shtetëror të Kosovës, e as të Serbisë.Në momentin që është betuar kryetari i komunës kanë ndodhur tensione brenda sallës, ku deputet të SLS-së kanë lëshuar sallën. Brenda në sallë ka pasur edhe konflikte verbale dhe sharje në mes SLS-së dhe Listës 'Srbska'. Policia me këtë rast ka ndërhyrë duke ndaluar për një moment një simpatizant të Listës 'Srbska'.As kryetari i komunës, e as delegat, nuk kanë dalë nga objekti i komunës, duke insistuar që ai simpatizant i listës të lirohet nga policia. Kryetari i komunës dhe një zyrtar policor me grada rreshter kanë shkëmbyer fjalë të rënda mes tyre. Policia është detyruar që ta lirojë personin e ndaluar.Gjatë betimit të delegatëve dhe kryetarit të komunës prezent kanë qenë edhe tre zyrtarë të lartë të Ministrisë së Pushtetit Lokal, të cilët nuk kanë dashur të flasin, rreth asaj se pse nuk ka pasur simbole shtetërore gjatë cermonisë së betimit.