Dy kosovarët e vrarë për Xhihad, të afërmit: Lanë familjet për luftën kundër Assad
U nis për në Xhihad më 5 tetor, ndërsa më 6 janar morëm lajmin e vdekjes së tij. Kështu e nis rrëfimin e tij për mediat kosovare Faruku, vëllai i Hetem Demës, kosovarit të vrarë në Siri vetëm pask ditë më parë. Ai dha jetën në Siri, sepse kështu donte Allahu, shprehet Faruk Dema."Vëllau me pëlqimin e familjes u nis të shkojë për Siri, për në Xhihad, kundër Bashar al Asadit. Vëllau shkoi më 5 tetor, kurse lajmin e morëm që ka vdekur më 6 janar. ishte edhe pjesar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u shpall në komunën e Kaçanikut si ushtari i dalluar dhe më i disiplinuar.Ai ndërroi jetë, ra shehid dhe mburremi me të. Ishim krenar për të, kishim një vëlla shumë të sinqertë dhe shumë të qetë, ishe një njeri shumë besnik. Allahu deshti që ai dha jetën në Siri, dhe ne duhet me u mburrë me këtë vëlla që kishim dhe tani më nuk është dhe Allahu shpresojmë ta shpërblejë me Xhehnet” thotë ai.Ndërkaq viktima e fundit kosovar në Siri, Emin Mjaku, ishte fëmija më i madh në familjen e tij. Vëllai i tij, Kenani, ka treguar se ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.Familjet e dy shqiptarëve të vrarë në Siri janë vizituar nga një numër i madh banorësh të Kaçanikut e qytete të tjera, të cilët kanë përcjellë ngushëllimet e tyre për humbjen e dy të rinjve.Një numër i madh shqiptarësh po shkojnë të luftojnë në Siri kundër regjimit të Assad, duke u kthyer ne nje fenomen që po rrit numrin e shqiptarëve të vrarë nga regjimi i Asad.