Kosovë, ekzekutohet me armë zjarri i mituri. Policia: U vra për hakmarrje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës së të mërkurës në Prishtinë, ku një 15-vjeçar është qëlluar disa herë për vdekje me armë zjarri.Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Emin Duraku”. I mituri i identifikuar si shtetasi Fitim Krasniqi është ekzekutuar brenda ambienteve shkollore, pikërisht në oborrin e saj, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe bashkëmoshatar i tij,Çlirim Blakqori.Burime në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se 15 vjeçari është vrarë për motive hakmarrjeje, ndërsa i plagosuri ka qenë viktimë e rastit.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se deri më tani nuk dihen motivet e vrasjes e as vrasësi.Kurse, drejtoresha e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, Valbona Hadri, ka thënë se rasti nuk ka të bëjë me shkollën dhe se kjo ngjarje e dhimbshme është e rastësishme që ka ndodhur në oborr të shkollës.