Greqia ndalon protestat, para nisjes së kryesimit të BE-së

Qeveria greke ka ndaluar të gjitha protestat sot në Athinë, në kohën kur po përgatitet që të nisë kryesimin 6-mujor të Bashkimit Evropian.Më se 2,500 forca të policisë do të pozicionohen në vendet ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare, pasi disa grupe të majtë kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë protesta.Kufizimet në trafik po ashtu mund të vërehen në pjesë të ndryshme të Athinës, në kohën kur zyrtarët grek po bëhen gati për të mirëpritur Presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.Një ndalesë e tillë e protestave është vënë në fuqi edhe korrikun e kaluar nga ministri gjerman i financave Ëolfgang Schaeuble i cili vizitoi Athinën, si dhe në tetor kur kancelarja Angela Merkel qëndroi për pak orë në kryeqytetin helen.Greqia ka marrë kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian më 1 janar, në kohën kur po mundohet që të nxjerrë veten nga recesioni gjashtë vjeçar dhe të ulë deficitin e saj buxhetor.Edhe pse Greqia ka pranuar shumicën e fondit të shpëtimit prej 240 bilion eurove, ky shtet ende e ka tejet të lartë borxhin kombëtar, dhe ka 1 në 4 shtetas të papunë.