Greqi, autobusi përplaset me kamionin, 2 të vdekur, plagosen 22 të tjerë

2 të vdekur dhe 22 persona të tjerë të palgosur është bilanci që la pas një aksident i ndodhur pasditen e së martës në Greqi. Sipas mediave greke ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Athinë-Selanik tre kilometra larg vendit i quajtur Malgaro, kur autobusi i KTEL-it u përplas me një kamion me targa turke.Për pasojë dy gra, pasagjere të autobusit humbën jetën, ndërsa 22 persona u plagosën, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Selanikut, ndërsa policia po heton mbi shkaqet e përplasjes tragjike.Sipas dëshmitarëve dhe policisë, autobusi për arsye të panjohura, goditi pjesën e prapme të kamionit i cili ishte parkuar në anën e djathtë të autostradës. Policia mori në pyetje shoferin e kamionit turk, ndërsa shoferi i autobusit po mjekohet në spital në gjendje të rëndë.