Barroso “shuan zjarret” ekstremiste, qetëson aspirantët: Zgjerimi i BE vijon

Ndërsa i ka dorëzuar Greqisë çelësat e Presidencës 6 mujore të BE-së, kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ka tentuar ti hedhë ujë zjarrit të ekstremizmit në Europë. Barroso ka qetësuar vendet aspirante që tentojnë të bëhen pjesë e unionit se proçesi i zgjerimit do të vazhdojë. Në krah të kryeministrit grek, Antonis Samaras, Barroso tha se idea e Europës së bashkuar do të fitojë edhe në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian megjithë avancimin e partive ekstremiste."Është e vërtetë se në kohëra krize forca ekstremiste dhe populiste fuqizohen. Të tilla ka kudo në Europë dhe jo vetëm në Greqi, por në vendet më të zhvilluara. Partitë ekstremiste dhe ksenofobe nuk e pëlqejnë mënyrën se si ne po e i konsiderojnë të këqinj. Por ne mund të fitojmë ndaj tyre me arguenta racionalë dhe nuk besoj se ndërtojmë këtë komunitet bazuar në vlera, nuk i pëlqejnë të huajt pasi forca të tilla mund të fitojnë. Do të fitojnë forcat pro evropiane dhe nuk e shoh këtë si një problem thelbësor për stabilitetin politik në Evropë. Evropa do të vazhdojë më tej programin e integrimit në BE".Barroso dhe Samaras ndanë mendimin se Greqia po e lë pas krizën ndërsa Europa e Bashkuar do te jetë zgjidhje për problemet me të cilat përballet unioni.“Besoj shumë se ky vit për Europën do jetë më i mirë. Jam shumë i kënaqur që ndodhem në Athinë teksa Greqia merr presidencën e BE. Mund t’ju them se presidenca greke është shumë e përgatitur. Europa është qëllimi ynë i përbashkët. Folëm për situatën ekonomike dhe të asistencës. Siç e kam thënë një vit më parë 2013 ishte viti kur ekonomia e Europës filloi të marrë kthesën e saj dhe është e vërtetë ndodhi një ndryshim perceptimi përsa i përket ekonomisë Europiane. Më parë njerëzit bënin spekulime për daljen e Greqisë nga euro shkatërrimin e BE-së. Fakti që ne jemi këtu në Athinë sot duke kremtuar nisjen e presidencës greke është fakt i qartë që parashikimet ishin të gabuara dhe Greqia u tregua e aftë për të bërë përpjekje të konsiderueshme. E kam thënë një vit më parë se kriza ekzistuese e euros do të mbetet pas. Duke folur në këto momente jemi jashtë recesionit dhe këtë vit Greqia do të dalë nga recesioni. Ka situata ekstreme të vështira në vende si Greqia, probleme të shumta sociale. Po shohim efekte pozitive të cilat nuk ndihen menjëherë tek njerëzit në rrugë. Është momenti të inkurajojmë popullin dhe lidershipin grek. Ne përballemi me sfidat e rikuperimit të ekonomisë, papunësia në nivel të lartë. Duhet të përmirësojmë financat. Ka probleme në vendet që përmendëm, koherence financiare nuk ekziston. Ky është viti i parë i buxhetit evropian që i hap rrugën investimeve”- deklaroi Barroso.Dëshiroj t’ju bëj me dije se për ne kjo është një ditë e veçantë për çdo qytetar grek. Greqia humbi një standard jetese në një masë të madhe që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe Greqia e bëri në mënyrë të koordinuar me ndihmën e Europës për t’iu dhen të rinjve mundësinë për të pasur shpresë dhe dijeninë se një Europë e Bashkuar mund të zgjidhë problemet e saj. Zoti president ju falënderoj shumë. Dua t’ju them se koha e mirë që kemi këtu në Greqi është një simbol i veçantë sepse shpresojnë që të kemi në të ardhmen një Europë më të mirë”- u shpreh Samaras.Barroso deklaroi se Presidenca greke eshte nje shans per Greqine t’i tregoje botes se jo vetem eshte e afte për të menaxhuar krizën, por edhe se gjithmonë ka kontribuar në mënyrë të vlefshme për projektin europian.“Të sigurohemi që programet e BE të zbatohen. Greqia ishte një nga performuesit me të këqij sa i përket thithjes së fondeve ndërsa sot është e kundërta. Kjo tregon se gjithçka është e mundur. Do të ecim përpara sa i takon integrimit evropian. Programet tona duhet te miratohen përpara zgjedhjeve evropiane, ne na duhet një mekanizëm, rezoluta për unionin bankar. Duhet të nxisim një dimension social më të fortë dhe këto ide duhet të ndërtohen në rregulla që ekzistojnë. I kënaqur që presidenca greke nxit tregtinë. Do prezantojmë propozimet tona gjatë këtij muaji. Greqi, programi BE-FMN, eurogrupi ra dakord për të dhënë çekun e radhës. Situata është delikate dhe nuk është koha të ulim fokusin e reformave. Me ndihmën e task-forcës së BE do të bëjmë të munduar zbatimin e programeve. KE i qëndroi gjithmonë pranë Athinës, zona euro, ky ishte pozicioni i ndërmarrë dhe i qëndruam besnik këtij vendimi. Pa Greqinë s’do kishte një civilizim evropian ashtu siç e kuptojmë ne. Greqia moderne mund të japë një kontribut të rëndësishëm “-theksoi ndër të tjera presidenti i KE.Aktualisht Greqia po përjeton probleme të thella financiare duke mbijetuar me anë të kredive të shpëtimit nga vendet e tjera evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që nga maji i vitit 2010.Autoritetet e Athinës thonë se gjatë presidencës së tyre synojnë të përqëndrohen tek çështjet e papunësisë, rritjes ekonomike dhe politikat e migracionit të BE-së, të cilat prekin Greqinë ndoshta më shumë se çdo vend tjetër në organizatë.Sipas të dhënave zyrtare, papunësia në bllokun e Eurozonës mbetet pranë shifrave rekord, në një nivel prej 12,1 për qind në nëntor. Por kriza financiare e Greqisë duket të jetë më e rënda në BE dhe papunësia ende mbetet në rreth 27 për qind.