Ivanoviç: Betimi në komunat e veriut pa simbole shtetërore
Seanca inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore, do të zhvillohet të premten në orën 10: 00, bëri të ditur Oliver Ivanovic, lider i Listës qytetare Serbia, Demokracia, Drejtësia(SDP), duke konfirmuar se ceremonia e betimit të kryetarit dhe këshilltarëve të komunave në veri, do të zhvillohet pa simbole shtetërore të Kosovës dhe as të Serbisë.Ivanovic ka treguar se për seancën e caktuar, për ditën e premte, askujt nuk i janë dërguar ftesa me shkrim, pasi qëndrimi i përfaqësuesve serbë është se, kjo do të jetë një vazhdim i seancës së mëparshme të betimit, për të cilën, siç tha Ivanovic, të gjithë këshilltarët kanë pasur ftesa me shkrim, transmeton portali publiku.Ai ka deklaruar se pret që seanca e së premtes të kalojë pa probleme dhe se do të marrin pjesë të gjithë këshilltarët e zgjedhur përfshirë dhe ata shqiptarë, të cilët, tashmë sipas tij janë njoftuar me gojë për orën e saktë, siç ka thënë të vazhdimit të ceremonisë inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut.