Vuçiç: S’do të heqim dorë kurrë nga serbët e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vucic i cili ndodhet sot në Graçanicë me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse ka deklaruar se veprimi i protestuesve në Gjakovë ishte jo i drejtë pasi nuk duhet të ndalohen vizitat e serbëve në kishat e tyre.Ndërkohë, Vucic tha se Serbia nuk do të heqë dorë kurrë prej qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë. Ai tha se nuk do të ndalen së vizituari serbët e Kosovës.Po ashtu, ai foli edhe për projektet të ndryshme që do të ndërtohen në komunat serbe në Kosovë.Ai ka arritur pa ndonjë problem në Kosovë dhe do të merr pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në Manastirin e Graçanicës, e cila udhëhiqet nga peshkopi Teodosije.Rruga prej Merdarit deri në Graçanicë ka qenë me shumë policë të Kosovës, të cilët e kanë siguruar udhëtimin e tij.Në Graçanicë, përveç Vucic, ndodhet edhe ministri serb i Mbrojtjes Nebojsa Rodic.