Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, arrestohen 2 persona
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit dhe plagosjen e një bashkëmoshatari të tij në Prishtinë. Policia e Kosovës, nëpërmjet një deklarate thotë se të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë, e ndërsa janë L.S 17 vjeç, i dyshuari kryesor për krimin, si dhe A.S. 24 vjeç, si bashkëpunëtor në vrasje.Vrasja e 14-vjeçarit F.K. dhe plagosja e bashkëmoshatarit të tij Ç.B., ka ndodhur të mërkurën në oborrin e shkollës fillore "Emin Duraku", në Prishtinë.Vrasja është kryer në rrethana të tilla kur vrasësi thjesht i është afruar viktimës, e ka pyetur për diçka dhe menjëherë më pas ka qëlluar drejt tij. Zyrtarisht thuhet se ende nuk dihen motivet që çuan drejt këtij akti.Hakmarrja është vetëm njëra nga pistat hetimore të policisë. 14-vjeçari i vrarë kishte vetëm 3 ditë në Kosovë pasi prej vitesh jetonte bashkë me familjen në Suedi.