Tjetër skandal në Greqi, dëmi i shkaktuar arrin në 500 mln euro
Greqia perfshihet nga nje tjetër skandal i përmasave të mëdha. Bëhet fjalë për përvetësime dhe kreditime pa kriter në bankën e postës greke, 'Helenic Post Bank'.Sipas llogaritjeve te bera prej prokurorit te antikorrupsionit ne Athine, demi i shkaktuar bankes mberrin ne mbi 500 milione euro, ndersa dhjetera eksperte te krimit ekonomik jane perfshire ne hetimin e transaksioneve te bankes gjate 10 viteve te fundit. Kete radhe ka qene Prokuroria e Athines qe ka urdheruar dhjetera arrestime, ku bie ne sy mandat-arresti per Angjelo Filipidhi, ish-shefi i 'Helenic Post Bank', politikan i se djathtes, njekohesisht ish-president i klupit sportiv Papathinaikos.Urdher arresti u leshua edhe per ish-presidentin tjeter te ketij organizmi, Kleon Papadhopulos,si dhe per te pakten 15 biznesmene dhe krere te ketij insitucioni. Vlen te permendet ne nder biznenesmenet e tashme te ndaluar,eshte edhe presidenti i televizionit 'Alfa',nje nder mediat me te medha ne vend, si dhe nje numer biznesmenesh te tjere te njohur ne vend. Prokuroria e Athines njoftoi se vendimi per arrestimin e ish-krereve te insitucionit dhe te biznesmeneve, u mor pasi prej hetimeve rrezultoi se ata ishin perfshire ne nje skeme kreditimi me dhjetera milione euro, te kompanive te biznesmeneve, pa permbushur kushtet per kreditim.Nderkohe rezulton se parate e kredituara nuk jane kthyer kurre ne arken e bankes. Hetimet e metejshme,rezultuan se dhjetera milionë euro jane derguar jashte shtetit ne menyre te dyshimte, ndersa miliona euro u gjeten te fshehura ne banka ose llogari kompanishe ne Zvicer,Luksemburg dhe ishujt Marshall.