Krishtlindje me bomba, të shtëna dhe rrahje masive në veri të Kosovës

Edhe pse Krishtlindjet cilësohen si festë e paqes, dashurisë dhe përqafimit të vlerave njerëzore, ato janë shënuar me një sërë incidentesh në veri të Kosovës.KosovaPress duke iu referuar burimeve të saj thekson se ka pasur të shtëna armësh pothuajse gjatë tërë natës, ndërsa nga një rrahje masive ku janë përfshirë shumë persona, ka ndodhur mbrëmë në sheshin ‘Shumadija’ në veri të Mitrovicës.Sipas kësaj agjensie, nëntë persona kanë marrë mjekim në spitalin e veriut të Mitrovicës për shkak të lëndimeve të ndryshme.Mësohet se shumica e të plagosurve pas trajtimit mjekësor janë larguar nga spitali, ndërsa dy prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në spital por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.