Maryse Daviet: S'ka azil në Francë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, është njoftuar nga Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, se Franca ka marrë vendim që Kosovën ta rangoj në listën e vendeve të sigurta.

Hoxhaj, ka thënë se ky është një lajm i madh për Kosovën dhe relacionin Francë - Kosovë pasi që, sipas tij, rangimi i Kosovës në listën si vend i sigurt flet për imazhin që qytetarët e Francës, institucionet e Francës e kanë për Kosovën dhe progresin që e ka arritë Republika e Kosovës.

“Dimensioni i parë flet për atë që Republika e Kosovës është një vend ku sundon ligji, vend demokratik, ku respektohen liritë themelore dhe liritë me të gjitha dimensionet e saj, duke përfshi të drejtat e njeriut. Së dyti, rangimi i Kosovës në listën e vendeve të sigurta flet për atë se Kosova do ta ketë një agjendë tjetër në procesin e liberalizimit të vizave po në të njëjtën kohë nuk ka nevojë që qytetarët e Kosovës të bëjnë përpjekje që të aplikojnë për azil në Francë meqë kërkesat për azil nuk do të pranohen dhe, së treti, rangimi i Kosovës në listën si vend i sigurt flet për imazhin që Franca, qytetarët e Francës, institucionet e Francës, e kanë për Kosovën dhe progresin që e ka arritë Republika e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ambasadorja Daviet, ka shtuar se ndihen shumë krenar që Qeveria e Francës ka vendosur që ta ndihmojë Kosovën që të kthehet në një shtet të sigurt. Ajo ka shtuar se kosovarët do të marrin viza në mënyrë ligjore, ndërsa, nuk mund të aplikojnë për azil politik.

“Ne, si Qeveri e Francës, jemi shumë krenar që ky institucion i veçantë vendosi ta ndihmoj Kosovën dhe shqiptarët të kthehen në një shtet të sigurt përsëri, që do të thotë se ne shohim që Kosova është plotësisht demokratike. Nëse qytetaret kosovarë marrin vizat në mënyre ligjore, mund të shkojnë në Francë, vizitojnë Francën. Mendoj, shumica e tyre nuk mund të aplikojnë për azil politik, sepse, një gjë e tillë do të kundërshtohet, e që është një lajm i mirë për Kosovën edhe për Francën. Pa marrë parasysh etnicitetin, kjo është një çështje kyçe dhe përparim. Ne kemi bashkëpunim të mirë në mes të ministrive të jashtme, brendshme dhe Ministrisë për Integrime Evropiane”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, sipas ministrit Hoxhaj, Qeveria franceze ka vendosur më 28 dhjetor 2013 që Republikën e Kosovës ta rangoj në listën e vendeve të sigurta.

Ai ka thënë se gjatë takimit kanë biseduar edhe për bashkëpunimin bilateral Kosovë - Francë, për mbështetjen që i jep Franca Kosovës në procesin e njohjes ndërkombëtare, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme rajonale dhe evropiane