Vulin “hakmerret” me fyerje: Gjakovarët nuk janë njerëz

Është kthyer në një betejë deklaratash tashmë refuzimi që Kosova i bëri ministrit serb, Aleksandër Vulin për të marrë pjesë në një ceremoni fetare në Gjakovë. Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se nëse vazhdon të japë deklarata ofenduese për shqiptarët, këmba e tij kurrë nuk do të shkelë në territorin e Gjakovës.Për refuzimin e tij ministri serb është hakmarrë përmes fyerjeve e mllefit, duke deklaruar se gjakovaret nuk jane njerez.“Gjakovarët nuk janë njerëz. Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë. Dje në fytyrën e Evropës ka mbetur një njollë e pashlyeshme, një njollë e tmerrshme, serbët janë gjuajtur me gurë pasi erdhën të lutën në kishën e Gjakovës në Natën e Buzmit. Është koha që serbët në Kosovë të mund të jetojnë si çdo popull tjetër në Evropë dhe të kenë të drejta sikur dhe të tjerët. Bashkësia ndërkombëtare ka detyrim, që mbi të gjitha, të garantojë kthim të papengueshëm të gjithë atyre që u dëbuan nga Kosova.Për shqiptarët e ka bërë këtë dhe nuk më vjen keq, por mua më vjen keq që serbëve kjo gjë nuk u është mundësuar ende” është shprehur ai.Ndërkaq në reagimin e saj Kusai-Lila ka deklaruar:"Arsyeja e moslejimit të ardhjes së tij janë këto deklarata dhe ky niveli i deklarimit politik. Nuk është lejuar duke e ditur se Vulin i shfrytëzon festat fetare që të bëjë deklarime politike dhe ofendime për institucionet e Kosovës. Deklaratat e tilla e sollën deri aty te irritimi i masës sa që as pelegrinët mos të lejohen në Kishën Ortodokse. Një person i kalibrit të tillë do të pengohet prapë, sepse ne jemi për pajtim por jemi edhe për njohjen e krimeve të cilat kanë ndodhur, e në Gjakovë ka shumë të tilla, për të cilat duhet të kërkohet falje për to”.Ndërkaq nga Graçanica Vulin e numri dy i qeverise serbe Vuçiç, kane dekalruar se Serbia nuk do të heqë dorë kurrë prej qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.