Pirlo te Juventus deri në verë të 2016-ës
Juventus po përjeton një moment të artë në fushën e lojës teksa ka 10 fitore radhazi, por lajme të mira vijnë edhe nga merkato, aty ku Andrea Pirlo ka vendosur të rinovoj kontratën me Juventusin deri në vitin 2016-të.Mediat italiane njoftojnë se drejtuesit më të lartë të klubit bardhezi, Anjeli, Marota dhe Paratici, pas një takimi mes tyre vendosën të propozonin kontratën e re të mesfushorit 34-vjeçar me një pagë prej 4 milionë Eurosh në sezon, plus bonuset. Mësohet se lojtari i lindur në Breshia e ka pranuar ofertën, duke lënë me gisht në gojë klubet e mëdha Europiane që interesoheshin për të, sidomos Realin e Karlo Ancelotit.Sipas mediave italiane, Pirlo ka qëndruar në selinë e klubit për të paktën 45 minuta, për të dalë prej andej i sigurt se do ta vijojë karrierën në Torino deri në moshën 36-vjeçare.Në qendër të diskutimeve të drejtuesve bardheblu ka qenë edhe e ardhmja e Paul Pogba, një tjetër futbollist që duhet blinduar, pas Arturo Vidal. Paris Saint Germain ka ndërmend që verën e ardhshme t'i ofrojë 20-vjeçarit 7 milionë Euro në sezon, ndërsa klubit piemontes 40-50 milionë Euro. Për këtë arsye po punohet për një kontratë të re që do ta mbajë të lidhur francezin me ngjyrat bardhezi deri në vitin 2018.