Xabi Alonso rinovon për 2 vjet me Realin

Më në fund Reali e ka marrë dhuratën më të bukur të fillimit të vitit 2014-të, pasi Xabi Alonso ka rënë dakort të rinovoj kontratën me galaktikët. Kështu kanë rënë poshët të gjitha spekulimett në lidhje me një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit. Mesfushori 32-vjeçar, të cilit i skadonte kontrata me Realin e Madridit në Qershor të 2014-ës ka rënë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit me klubin Merenges edhe 2 sezone të tjera, me opsion rinovimi edhe një vit. Çka do të thotë se Alonso do ta mbajë veshur fanellën e gjigantëve spanjollë të paktën deri në Qershor të 2016-ës. Në bazë të kontratës së re, mesfushori do të ketë një rritje të ndjeshme të pagës, nga 4 milionë që përfiton aktualisht në 6 milionë Euro në sezon.Me këtë ofertë, Reali ka shuar çdo shpresë të Juventusit apo ekipeve të tjera të Premier Ligës për siguruar shërbimet e Alonsos, pasi askush nga klubet e mëdha Europiane nuk mund t'i ofrojë kaq shumë para. Edhe pse tratativat për rinovimin me Alonson patën ulje-ngritje, në fund lojtari vendosi të mos largohej nga kryeqyteti spanjoll, edhe pse pas 1 Janarit ishte i lirë të bisedonte me çdo klub.Xabi Alonso mbërriti në "Santiago Bernabeu" në Qershor të 2009-ës për shumën e 30 milionë Eurove, pas 5 viteve të suksesshme me Liverpulin. Me "Los Blancos", futbollisti bask ka luajtur në 140 ndeshje duke shënuar 4 gola.