Barcelona shkatërron Getafen, Messi rikthehet me gola

Barcelona ka hipotikuar kualifikimin për në çerkefinalet e Kupës së Mbretit thuajse që në ndeshjen e parë ndaj Getafes. Në takimin e zhvilluar në “Camp Nou”, Blaugranët fituan me rezultatin 4-0.Barcelona e nisi mjaft mirë teksa që në minutën e 9-të, Cesc Fabregas hapi serinë e golave për Barcelonën kur shfrytëzoi një pasim nga Pedro Rodriguez. Edhe pse blaugranat bënë një lojë mjaft të mirë në pjesën e parë, arritën të shënojnë gola të tjerë. Në pjesën e dytë, në minutën e 64-të mesfushori Fabregas është i saktë nga pika e bardhë duke dyfishuar rezultatin.Pas këtij goli erdhi momenti që të gjithë e prisnin - Lionel Messi u kthye në aksion pas mungesës së gjatë për shkak të dëmtimit që e la jashtë fushave përreth dy muaj. Ai hyri në vendin e Andrea Iniestës.Prania në fushë e katër herë futbollistit më të mirë në botë, ra në sy mbi të gjitha në minutën e 90-të, kur ai u regjistrua në listën e golashënuesve. Në minutat shtesë, pleshti e shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për vendasit pas një asisti të Song.Real Betis fitoi sfidën e parë të 1/8 ndaj Athletic Bilbao, pasi triumfoi 1-0 në Sevija, duke pasur një avantazh të lehtë për kthimin në "San Mame". Skuadra andaluziane, e cila nuk fitonte ndaj një formacioni të Primeras që prej 29 Shtatorit, theu më në fund mallkimin duke regjistruar një sukses të rëndësishëm në Kupë, pavarësisht se gjërat nuk i kanë vajtur mirë në kampionat, ku mban vendin e fundit në renditje. Baskët ishin skuadra që kontrolloi lojën por rastet më të mira në fakt i patën kundërshtarët.