United mundet dhe nga Sunderland
Pas eleminimit në FA Cup nga Swansea të dielën me rezultat 2:1, dje United është mundur edhe nga Sunderlandi me rezultat 2:1 në Capital One Cup. Por djajve të kuq u ka mbetur edhe një shpresë në ndeshjen e kthimit që luhet në “Old Trafford”.Fraksioni i parë i lojës ishte i barabartë me të dyja skuadrat në kërmim të golit. Në minutën e 25-të, veteran Rajan Giggs, shënjestron të majtën e tij në tranversën e maceve të zeza. Kundërpërgjigjia e vendasve do të ishte e menjëhershme por në gol. Dhe si për çudi autori i golit ishte uellsjani Giggs që në portën e tij ka shënjestrën më të saktë.Në pjesën e dytë, United luajti më mirë dhe arriti të barazojë rezultatin në 1 me 1 me anë të Nemanja Vidic dhe pikërisht kur dukej se "Djajtë e kuq" do të rikthenin rezultatin, ishte lojtari i huazuar nga Liverpooli, Fabio Borini i cili mposhti United me golin e shënuar nga 11-metërshi në minutën e 65-të.Kjo ishte disfata e dytë rradhazi për United që për këtë merkato ka në dispozicion 100 milionë paund për të blerë lojtarë të rinj. Blerje të cilat do të rikthejnë Manchesterin në formën e saj më të mirë pasi me këtë skuadër djajtë e kuq kanë një sezon katastrofik.