M.City luan tennis me West Hamin
Manchester City është e pamëshirshme në Angli. Citizens kanë shkatërruar West Hamin me rezultatin tenistik 6-0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Capital One Cup. Shifrat e mbrëmjes së djeshme kanë shtuar më shumë presionin ndaj teknikut të West Hamit, Sam Alardyce, pasi ai mori drejtimin vetëm gjatë kësaj jave.Pas një starti të mirë, miqtë filluan spektaklin në minutën e 13-të kur Negredo me një goditje të bukur e dërgoi topin në rrjetë. Pas dhjetë minutave, 28-vjeçari përsëri shënoi golin e dytë duke e lënë të pashpresë portierin Adrian. Situata u bë e tmerrshme për West Hamin kur Negredo dhuroi një assist për Yaya Touren që shënoi golin e tretë për të vulosur fatin e kësaj ndeshjeje.Negredo më pas shënioi edhe golin për tripletën personale me një goditje brenda zonës në pjesën e dytë, para se Edin Dzeko të kthente në gol harkimin e Gael Clichy. Dhe kishte mbetur edhe pak kohë për Dzekon që të mbyllte serinë e golave me një goditje të fuqishme në minutën e 89-të.Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh por me rezultatin e djeshëm kualifikimi për në finale është thuajse i sigurt. Eipi i Pelegrinit këtë vit është kthyer në një tmerr të vërtetë për të gjitha skuadrat.