Çudia angleze, destinacion për 2014 një udhëtim me tren në Shqipëri

Anglezët si ngaherë të tillë. Të çuditshëm në gustot, e po aq në gjetjen e mënyrave praktike të udhëtimeve, larg asaj mondanes që me sa duket janë lodhur, e të etur për aventura. Gazeta britanike "Daily Mail", në destinacionet turistike të guidave ndërkombëtare, ka përfshirë edhe një udhëtim me tren "që kalon përmes Shqipërisë", përgjatë muajit Maj 2014.Në kategorinë "Travel Destinations" për vitin 2014, "Daily Mail", më tej në artikullin e gazetares Wendy Driver, propozohet edhe një guidë tejet e veçantë që kalon përmes Shqipërisë, nga operatori turistik anglez "Festinog Travel" . Këta të fundit, bëjnë të ditur se udhëtimi 13-ditor përfshin Maqedoninë dhe Shqipërinë, nga një kalim më parë në shtetin më të ri të Evropës, Kosovën.Sipas tyre, udhëtimi fillon nga Mali i Rugovës, me vizitë në manastiret e hershme, e më tej duke kaluar në resortet pranë lumit.“Ne iu referuam faqes zyrtare të operatorit turistik i krijuar nga disa specialistë hekurudhe dhe adhurues të udhëtimeve me tren që nga viti 1974; ku një program i detajuar përshkruan këtë udhëtim me tren, i cili kalon edhe përmes Shqipërisë, duke mos lene menjane edhe Kosoven”.Sipas tyre, në guidën turistike të titulluar "Të shkrijmë kufijtë - Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria", turi është parashikuar të fillojë më datë 7 maj deri më 19 maj 2014, duke përfunduar në Shqipëri.Per guidën e aventurës me tren përqark tre shteteve "Telegraph Travel Awards", e ka konsideruar operatorin "Festinog Travel", si një ndër tre më të mirat në Angli, përkrah "Orient Express" dhe "The Rocky Mountanieer". Në turet e tyre turistike, përfshihen udhëtime me tren pothuajse në mbarë botën.