Masakër për “dashurinë” e ndaluar, ‘i forti’ i fshatit Gjonomadh vret me armë 4 persona

4 personat e ekzekutuar ne fshatin Gjonomadh ne Korçe nga 40-vjeçari Bashkim Latollari, jane percjelle per ne banesen e fundit, ceremoni e cila ndoshta mori me vete edhe shume detaje sesi ndodhi kjo masaker.Mes tronditjes se madhe, por edhe pabesueshmerise te lidhjes jashtemartesore gjate ketyre 4 viteve, babai i Belimonit, kerkon nga shteti drejtesi dhe denim maksimal per autorin, qe shenoi kete vrasje te katerfishte.“Djali me nusen u vranë në sy të dy fëmijëve të tyre dhe nipërit e vegjël janë terrorizuar nga ngjarja. Djali im nuk kishte konflikte as me nusen e tij dhe as me autorin. Dua drejtësi për ngjarjen, që i mori jetën djalit tim dhe nuses së tij” është shprehur Neki Meçollari.Ngjarja e rende u shenua gjate mbremjes se djeshme ne fshatin Gjonomadh kur ne banesen e Rexhep Metellarit do te shfaqej i armatosur autori i ngjarjes, i cili nuk ngruruar ta ekzekutoje ate per arsyen se Rexhepi ishte vene ne dijeni per lidhjen intime qe ai kishte me Danielen, nusen e nipit te tij.Sakaq ne ngjarje eshte perfshire edhe bashkeshortja e Rexhepit, Valentina, e cila ka pesuar te njejtin fat.Nga deklaratat qe ka bere autori ne polici, mesohet se ai menjeherë pasi ka ekzekutuar çiftin Metellari eshte nisur drejt baneses ku jetonte e dashura e tij se bashku me bashkeshortin e saj dhe dy femijet 4 dhe 6 vjeç.Nen kercenimin e armes ai ka kerkuar nga Daniela Maçollari, te braktiste basheshortin dhe te shkonte pas tij, por kjo kerkese nuk eshte pranuar nga ana e saj, çka eshte bere edhe shkas qe 40-vjeçari Bashkim Latollari te hape zjarr edhe ndaj ketyre dy bashkeshorteve duke i lene ata te vdekur ne vend, pavaresisht fakti se ne banese ndodheshin edhe dy femijet.“Gjithçka e kam bere nga pasioni per Danielen”,mesohet te jete shprehur vrasesi, i cili ka pretenduar se femija 4-vjeçar ka ardhe ne jete pikerisht si fryt i kesaj lidhje, por qe eshte mohuar ne menyre kategorike nga familjaret e viktimave.Autori i ngjarjes, njihet si person problematik nga banoret e zones dhe menjeherë pas kryerjes se ketij krimi ai eshte dorezuar tek Kryeplaku i fshatit, per tu arrestuar me pas nga policia.