Prostitucion dhe emigracion klandestin, arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpol Roma

Policia e Durrësit ka arrestuar për llogari të drejtësisë italiane një shtetas të shumëkërkuar shqiptar.Në pranga ka rënë Gëzim Gjini 57 vjeç, banues në Fushë-Kuqe të Kurbinit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për “shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion klandestin”.Arrestimi i tij u krye nga strukturat e krimit të organizuar të policisë së qarkut të Lezhës në bashkëpunim me strukturat e policisë së qarkut të Durrësit.