Sulmi me granatë, merret në mbrojtje familja e kreut të PD në Pogradec

Merret në mbrojtje kreu i PD në Pogradec Luan Lipo. Dy ditë pas një atentati që iu organizua kreut të PD për Pogradecin, policia ka vendosur të marrë në mbrojtje Luan Lipon dhe familjen e tij.Mësohet se nuk ka pasur një kërkesë nga ana e kreut të PD për Pogradecin, por ka qenë vendimi i uniformave blu bazuar në rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja dhe informacionet se mund të ketë ndonjë tjetër tentativë për atentat.Dy ditë më parë në banesën e Lipos u hodh një garantë e cila shpërtheu duke shkatuar dëme të mëdha, por fatmirsisht asnjë pjestar i familjes së tij nuk u lëndua.Policia bën të ditur se po heton në 3 pista, ndërsa janë shoqëruar deri tani e marrë në pyetje mbi 30 persona, por nuk është gjetur ende autori i ngjarjes së rëndë.Vetë Luan Lipo e ka kosnideruar ngjarjen si të motivuar politikisht. Lipo është shprehur se nuk ka konflikt me asnjë person, por sipas tij ngjarja ka ndodhur pë shkak të detyrës.