Merkel aksident duke bërë ski, tre javë regjim shtrati në shtëpi
Kancelarja gjermane Angela Merkel pëson aksident gjatë momentit që ishte duke bërë ski në Zvicër, ku ndodhej për të kaluar pushimet e fundvitit.Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i kancelares i cili ka theksuar se zonja Merkel ka pësuar një frakturë në kockën e legenit.Sipas Steffen Siebert, kancelarja do të qëndrojë për rreth tre jave pushim dhe disa vizita të saj të anulohen."Me udhëzim të mjekut kancelarja tani duhet të qëndrojë mundësisht sa më gjatë shtrirë, afërsisht tre javë, dhe do t'i duhet të përdorë paterica. Për këtë arsye gjatë kësaj periudhe ajo do të përqëndrohet vetëm tek disa takime në kancelari dhe në Berlin ndërsa pjesën tjetër të punës do ta kryejë nga shtëpia", tha Seibert.Si udhëtimi i planifikuar për në Varshavë për këtë të mërkurë, ashtu edhe vizita e kryeministrit të ri të Luksemburgut në Berlin të enjten janë anuluar.Megjithatë kancelarja do ta drejtojë vet mbledhjen e kabinetit qeveritar të mërkurën. "Eshtë e vetëkuptueshme që ajo do të vazhdojë punën si kancelare dhe është e aftë të veprojë e të komunikojë", theksoi zëdhënësi i qeverisë.Zonja Merkel kishte kaluar Krishtlindjen në rezortin Shën Moritz në Zvicër. Ajo është parë duke bërë ski e shoqëruar edhe nga 2 truprojat e saj pak minuta përpara aksidentit.59-vjeçarja është një vizitore e shpeshtë e Alpeve, dhe zakonisht gjatë verës zhvillon shëtitje në malet italiane.Ski të vjetëruara?Më shumë se kaq nuk mund të mësohej nga deklarata e zëdhënësit qeveritar Seibert. Ai nuk dha as të dhëna se si dhe përse është rrëzuar Angela Merkel. Gazeta Bild në fund të dhjetorit raportonte se Merkel përdorte ski të vjetëruara. Fjala është për ski të distanacave të gjata të markës Germina Alpha CS. Ky model është konstruktuar në vitet 1992 dhe 1995 në Oberschönau në Tyringji.Në faqen e prodhuesit ka një deklaratë shtypi, ku thuhet: "Më 23.12.2013 Angela Merkel është parë duke bërë ski në distancë të gjatë. Jemi krenarë që ajo përdor skitë Germina. Ndonëse këto ski nuk janë më nga më të rejat, ato janë ski gjermane!" Por lidhur me këtë firma i pati thënë gazetës Bild edhe se: "ndërkohë kancelarja duhet të mendojë, të investojë në një palë ski të reja. Nga përdorimi i vazhdueshëm pas dhjetë vjetësh skitë humbasin dukshëm elasticitetin."