Durrës, humbet jetën 40-vjeçarja, e përplasi automjeti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2014, 17:23
Një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçareje, ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Plazhit në Durrës, ku automjeti tip "Fuoristradë" me targa AA 077 EK, ka përplasur 40-vjeçaren Lavdie Llozhmi, e cila ishte duke kaluar rrugën.40-vjeçarja e plagosur është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Durrësit, por ka humbur jetën gjatë rrugës pasi nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra.Drejtuesi i automjetit, Gelsi Gjeçi, 23-vjeç, e ka njoftuar vetë policinë menjëherë pas aksidentit dhe forcat e policisë kanë shoqëruar atë në komisariat.Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet në lidhje me rrethanat e aksidentit.