Bilanci i doganës për dhjetorin, Spiropali: Muaji më i mirë për të ardhurat në histori
Drejtoresha e përgjithshme e doganave Erisa Spiropali e cilësoi si mjaft të suksesshëm tremujorin e fundit të vitit 2013 sa i përket mbledhjes së të ardhurave.Në një konferencë për shtyp nga Ministria e Financave, Spiropali theksoi se në 100 ditë të administratës së re doganore janë arkëtuar 16.5 miliard lekë."Dhjetori i 2013-ës rezulton të jetë muaji më i suksesshëm në mbledhjen e të ardhurave në historinë e doganës me 16.5 miliard lekë të arkëtuara ose 165 milionë dollarë.Me një realizim rekord të parashikimit financiar prej 129 përqind. Në dhjetor 2013 ka arkëtuar për shtetin shqiptar 4.2 miliard lekë më shumë se dhjetor 2012. Rezulton se në tremujorin tetor-nëntor-dhjetor janë arkëtuar 6 miliard më shumë se në të njëtët muaj të vitit parardhës” tha Spiropali.Sipas drejtoreshës së doganave, këto arritje nuk janë një rastësi por rezultat i një serie masash të ndërmarra në fushën organizative por edhe në atë të luftës antikorrupsion duke prerë dhe ndërshkuar lidhjet korruptive brenda sistemit doganor."Drejtoria e përgjithshme e doganave ka reformuar një pjesë të madhe të administratës duke marrë masa për zbatimin e ligjit dhe ndëshmimit të akteve të korrupsionit me masa administrative dhe penale deri në nivelet më të larta të administratës” shtoi Spiropali.Drejtoresha e Doganave kërkoi nga Prokuroria të veprojë sa i përket rasteve korruptive të raportuara nga kjo administratë.“Drejtoria e përgjithshme e doganave ka evidentuar shkelje të kodit doganor apo ligjeve të akcizës me penalitete deri 2 miliard lekë dhe për të gjitha shkeljet e evidentuara dhe të raportuara nxisin prokurorinë të veprojë dhe mbetemi shpresëplotë se ky institucion do kryejë deri në fund detyrën që i ngarkon ligji për të dhënë shembullin e ndëshkimit dhe për të shmangur në të ardhmen abuzime nga individë apo grupe me pushtet që dëmtojnë rëndë buxhetin e shtetit” tha Spiropali.Drejtoresha e përgjithshmë e Doganave premtoi se gjatë 2014 do të fokusohen në rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët si dhe do merren masa për të luftuar korrupsionin.