Rikonstruktohet kopshti i djegur, vendorët në Lezhë: Gati për fëmijët në 8 Janar

Vetëm dy ditë pasi u përfshi nga flakët, punonjësit e shërbimeve në bashkinë Lezhë kanë nisur ndërhyrjen për rikonstruksionin e kopshtit numër 2. Drejtuesit e arsimit dhe përfaqësues të bashkisë, kanë ndjekur nga afër punimet, dhe garantuan se kopshti do të jetë gati të presë fëmijët më datë 8 janar.Por zyrtarët lokalë u kanë bërë thirrje banorëvë që të tregohen më të kujdesshëm dhe të mirëmbajnë institucionet në shërbim të komunitetit.Zjarri që përfshiu kopshtin ditën e premte, la pas dëme të konsiderueshme ndërsa shkaku ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.