Sfidon vitet dhe motin, 58-vjeçari me këmbë në Shëngjin për një zhytje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2014, 22:42
Mehdi Dashi prej kohësh vazhdon të sfidojë si vitet që mban mbi shpinë ashtu edhe kushtet e motit. Për këdo që nuk e njeh 58-vjeçarin e ka të vështirë ta besoj se ai prej 15 vitesh vazhdon me të njëtin ritual. Nga lezha, Dashi merr rrugën në këmbë drejt Shëngjinit ku e pret një tjetër sfidë.Pasi ka përshkruar 7 km rrugë, 58-vjeçari ka ende forcë për të bërë një zhytje në det, pavarësisht temperaturave të ulëta.Për Mehdi Dashin kjo aventurë e rrezikshme është krejt normale.Në Shëngjin 58-vjeçarin e njohin të gjithë e ndërsa flasin me habi për atë çfarë bën Mehdi Dashi, tani prej 15 vitesh.