Urgjenca e spitalit Lezhë, shtim i rasteve të personave të alkolizuar

Ditët e para të vitit 2014 kanë shënuar një numër të lartë të qytetarëve, të cilët marin ndihmën e parë mjeksore pranë urgjencës së spitalit të Lezhës. Kryesisht ata janë të intostikuar nga përdorimi i pijeve alkoolike gjatë periudhës festive.Në spitalin e Lezhës nuk ka patur asnjë rast të dëmtimeve nga përdorimi i fishekzjarreve, e po kështu as të plagosur nga aksidentet. Përgjegjësja e urgjencës në spitalin e Lezhës, Valbona Prenga, ka bërë të ditur se ndonëse fluksi i urgjencave ka qenë i lartë krahasuar me ditët e zakonshme, sërish ky numër është më i vogël se në vitet e shkuara.Stafi mjeksor i këtij spitali ka qenë në gadishmëri të plotë, ndërsa urgjenca ka funksionuar me të gjitha medikamentet dhe aparaturat e nevojshme për trauma të ndryshme apo komplikacione që shfaqen kryesisht gjatë atmosferës festive të pritjes së Vitit të Ri.