Përroi i Manasderës në Elbasan, “koshi” i mbeturinave për komunitetin rom
Përroi i Manasderës në Elbasan ka humbur plotësisht funksionin e tij dhe është shndërruar në një kosh natyror mbeturinash.Për 2000 frymët që jetojnë në anët e këtij përroi është zgjidhja e vetme, pasi akuzojnë se njësia vendore nuk ka sjellë kurrë kosha mbeturinash, apo të caktojë zona për grumbullimin e tyre.Kryetari i Shoqatës, “Zëri i Romëve”, Enver Mustafaji thotë se problematika është e pranishme prej kohësh, ndërsa institucionet nuk janë kujtuar kurrë për ti dhënë zgjidhje.Banorët shprehen më të irrituar, pasi akuzojnë se kjo situatë po ndikon në gjendjen e tyre shëndetësore.Ky komunitet shpesh herë është vënë në qendër të akuzave për mosrespektim të rregullave të bashkëjetesës në komunitet, por rasti i Elbasanit tregon se shpesh herë ata lihen në harresë.